Google ADS

Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar vazhdon vizitën në Kosovë, mban sot konferencë për media

08:19 | 19 Mars 2024
K.B

Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, sot mbajnë konferencë për media.

Konferenca është paraparë të mbahet nga ora 12:15 në Hotel “Swiss Diamond”, në Prishtinë.

Gjatë kësaj konference, ndër të tjerash, do të diskutohet edhe rreth pjesëmarrjes së parë të Kosovës në lojërat paralimpike botërore “Paris 2024”, sukseseve të shumta të shënuara së fundi nga Komiteti Paralimpik i Kosovës dhe zhvillimit të lëvizjes paralimpike në vendin tonë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme