Google ADS

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi: Vdekja e Xhevdet Pecit nuk është humbje vetëm për familjen, por për gjithë Kosovën

10:35 | 12 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në nderim të jetës dhe verpës së ish-boksierit Xhevdet Peci, tha se humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen Peci por për të gjithë Kosovën.

“Sot vërtetë dua t’i shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes Peci, sepse nuk ka humbur një njeri vetëm familja Peci, por e gjithë Kosova”.

Tutje ai shtoi se Kosova do të mburret gjithmonë me kontributin e dhënë të ish-boksierit, Peci.

“Ne do të mburremi gjithmonë me kontributin e të ndjerit, Xhevdet Peci. Ka qenë kampion dhe do të mbetet gjithmonë kampion në zemrat tona”.

Ish-boksieri kosovar, Xhevdet Peci ndërroi jetë të hënën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme