Presidenti i klubit të nivelit të dytë të futbollit në Spanjë, Las Palmas, beson se ndeshja e tyre kundër Gironës më 13 qershor mund të jetë ndeshja e parë në Evropë që do të ketë tifozë të pranishëm në stadium.
Presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez, beson se numri i ulët i rasteve me Covid-19 në Ishujt Kanari mund të ndikojë që tifozët të lejohen në stadium për ndeshjen kundër Gironës në Estadio Gran Canaria, transmeton Gazeta Express.
Ishujt e La Gomera, El Hierro dhe La Graciosa kanë marrë leje për të kaluar në fazën e tretë të zbutjes së masave për koronavirus dhe raportohet se edhe disa ishujt më të mëdhenj, si Gran Canaria, mund të kalojnë në fazën e dytë javën e kaluar.
Ramirez beson se këto lehtësime do t’ua mundësojnë tifozëve të jenë të pranishëm për ndeshjen e parë të Las Palmas kur të rinisë sezoni i pezulluar që nga marsi i Segunda Division.
“Tifozët e Las Palmas do të kenë mundësi të vijnë në stadiume për ta përkrahur skuadrën e tyre nga 13 qershori kundër Gironës”, ka thënë Ramirez.
“Ishujt Kanari janë një vend i sigurt. Gran Canaria është një destinacion i sigurt. Ne mund të bëhemi stadiumi i vetëm në ligat e mëdha që do të luajë sërish me tifozë në stadium”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit