Presidenti i Katalonisë: Faleminderit për gjithçka, asnjëherë nuk do të harrojmë

21:07 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Presidenti i Katalonisë, Quim Torra i Pla, ka falënderuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi për gjithçka që ka dhënë për klubin.

Argjentinasi ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga Barcelona, ndërsa kërkesa e tij është duke u shqyrtuar nga bordi i gjigantit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

I fundit që ka falënderuar është Presidenti i Katalonisë, i cili ka thënë se asnjëherë nuk do ta harrojnë Messi-n.

“Katalonia do jetë gjithmonë shtëpia jote. Faleminderit për gjithë lumturinë që na ke sjellë dhe futbollin e mirë. Kemi qenë me fat që kemi jetuar për disa vite me lojtarin më të mirë në botë. Ne asnjëherë nuk do të harrojmë, Leo Messi”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/QuimTorraiPla/status/1298327109459378179

Pritet të shihet cilës skuadër do t’i bashkohet Messi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme