Google ADS

Presidenti i Juves drejton marrëveshjen sensacionale me Ronaldon, kontakti direkt është bërë

10:26 | 3 Korrik 2018
Arbresh Info

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është personalisht duke drejtuar marrëveshjen sensacionale me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

‘Marca’ raporton që Agnelli ka folur direkt me Ronaldon disa herë dhe ka shtruar madje një ofertë në tavolinë për kapitenin e Portugalisë, transmeton portali arbresh.info.

Një marrëveshje që vlen 30 milionë euro në vit për katër sezone është shtruar në tavolinë nga Agnelli te Ronaldo. Pra, ajo është 5 milionë në vit më shumë se oferta që i ka shtruar Real Madridi.

Ronaldo është i impresionuar nga oferta dhe i ka garantuar Agnellit se është klauzola e tij prej 1 miliardë euro e vendosur nga Real Madridi do të bie në mënyrë dramatike këtë verë. Në fakt, sugjerohet se Real Madridi është i përgatitur për të shitur Ronaldon për 120 milionë euro.

Ndërkohë, në Portugali, ‘A Bola’ raporton që Ronaldo u ka thënë shokëve të tij se transferimi në Juventusi tani është një opsion shumë i mundshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme