Steven Zhang ka folur për fomin e Interit në vitin 2018.
Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka thënë se ai është i lumtur me formën e skuadrës, duke bërë edhe një premtim të madh.
Presidenti kinez ka thënë se ata do ta shkelin çdo skuadër brenda dhe jashtë fushës në vitet e ardhshme.
“Ne jemi përmirësuar në çdo aspekt, krahasuar me pesë vitet e kaluar, duhet të vazhdojmë kështu, si një ekip dhe si një klub”, tha fillimisht Zhang, përcjell “lajmi.net”.
“Ne do t’i shtypim të gjithë si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Objektivi duhet të kthehet në trofe dhe të synojmë fitore.
“Ne kemi pasur një vit të mirë, disa momente të jashtëzakonshme, si kthimi në Ligën e Kampionëve, por që nuk duhet të kënaqemi me kaq dhe duhet të luftojmë për trofe të mëdhenj.”, ka shtuar më tej presidenti i Interit.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...