Presidenti i Inter-it bllokoi transferimin e Nainggolan-it të Cagliar-i

13:34 | 6 Tetor 2020
Arbresh Info

Presidenti i Inter-it, Steven Zhang ka bllokuar transferimin e mesfushorit Radja Nainggolan të Cagliari.

Sipas Gazzetta dello Sport, Nainggolan kishte arritur marrëveshje me klubin italian, por dy klubet nuk ishin as afër marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Zhang bllokoi këtë transferim, duke kërkuar 10 milionë euro për blerjen ose huazimin me obligim të blerjes.

Nainggolan kaloi edicionin e kaluar të Cagliari në huazim dhe dëshironte rikthimin.

Sidoqoftë, belgu tani duhet të ‘luftojë’ për pozitën nën udhrat e Conte-s së paku deri në afatin e janarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme