Presidenti i Gremio-s, Romildo Bolzan insiston se nuk kanë pranuar ndonjë ofertë zyrtare për yllin e skuadrës, Everton Soares.
Kishte raportime se Napoli ka ofruar 25 milionë euro për brazilianin, derisa edhe Carlo Ancelotti ka interesim, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Bolzan ka hedhur poshtë këto raportime duke konfirmuar se ende asnjë skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për Everton.
“Edhe një herë, jam i detyruar t’iu tregoj se këto raportime janë të pavërteta”.
“Gremio ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Everton”, tha ai.
Ndërsa, Bolzan gjithashtu konfirmoi interesimin e Carlo Ancelotti-t, për të cilin ka thënë se shkaku i problemeve financiare të klubit anglez nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare.
“Kishte kontakt, mes Ancelotti-t dhe lojtarit, por pastaj klubi hoqi dorë nga oferta e madhe”.
“Prej gjërave që kam dëgjuar, kishte disa probleme financiare te Everton gjatë asaj kohe”, përfundoi ai.
Klazuola e lirimit të 24-vjeçarit, por gjatë verës mund të shitet edhe më lirë./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...