Gjilani e ka filluar edhe zyrtarisht me fazën përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit.“Skifterat” priten që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, megjithëse ky informacion ende nuk është konfirmuar dhe mund të ketë ndryshim plani.Gjithashtu drejtuesit e klubit janë duke punuar intensivisht në afatin kalimtar të janarit të forcojnë organikën e tyre me futbollistë në reparte të ndryshme.
Presidenti i kësaj skuadre, Florim Zuka është prnononcuar për GazetaBlic Sport në lidhje me objektivat dhe transferimet e këtij afati të janarit si dhe ka folur për rezultate e stinorit vjeshtor.
“Kemi organzimi shumë të mirë dhe normalisht që presim një sezon mjaft të nxehtë dhe shpresojmë daljen në Evropë përsëri në këtë edicion” tha fillimisht Zuka.
Më pas ai foli për rezultatet e skaudrës në stinorin vjeshtor si dhe për transferimet e mundshme në skuadër.“Nuk jam i kënaqur me stinorin vjeshtor, por gjërat kan filluar të marrin drejtimin e duhur. Sa i përket transferimeve, shtabi teknik i ka durt e lira të veprojë në këtë drejtim, mbetet të shihet se cilat do të jenë të rejat në këtë drejtim” përfundoi presidenti Zuka.Gjilani nisi fazën përgatitore me 5 janar, ndërkohë ndeshjen e parë në pranverë do ta zhvillojë në kuadër të 1/8 së finales në DigitAlb Kupën e Kosovës më 10 shkurt./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës