Google ADS

Presidenti i gjigantit botëror takohet me familjen e Antoine Greizmann

17:42 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Barcelona është duke u interesuar në nënshkrimin e superyllit francez të Atletico Madridit, Antoine Greizamnn.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, është takuar me familjën e francezit për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij në verën e ardhshme.

Bartomeu ka darkuar me motrën e Grezimann, e cila e ndihmon 26 vjeçarin rreth marrëveshjeve, si dhe prindërit e tij në qytetin e bukur të Barcelonës.

Mundo Deportivo gave an update on Barcelona's pursuit of the Frenchman 

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Bartomeu ka diskutuar transferimin e tij, i cili mund të kushtojë 100 milionë euro, transmeton arbresh.info.

Ky lajm pa dyshim që nuk do t’i pëlqeojë Jose Mourinhos dhe Manchester United, të cilët janë tejet të interesuar në shërbimet e ish anëtarit të Real Sociedadit.

The forward looks a step closer to moving to the Catalan club next June for £88million 

Gjiganti katalan ende nuk ka dërguar ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Atletico Madridit por Mundo Deportivi, mëson se nuk do të ketë ndonjë problem, pasi që të dy klubet kanë marrëdhënie të mira.

Barcelona beson se çmimi i vendosur nga skuadra madrilene është në rregull.

Greizmann në këtë sezon ka shënuar vetëm pesë gola në La Liga. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme