Presidenti i futbollit francez, Noel Le Graet, beson se Zinedine Zidane mund t’i bashkohet Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon.
Siç është raportuar nga MARCA në janar, francezi është ndër opsionet e para të zgjedhjes për parisienëve për t’u bërë trajneri i ri i tyre, një lëvizje e cila ka fituar tërheqje pas humbjes së tyre në Ligën e Kmapionëve nga Real Madridi në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
“Zidane tregoi në Madrid se ai kishte cilësi që mezi i kishim imagjinuar”, deklaroi Le Graet për L’Equipe. “Në mendjet e popullit francez, ai mund të jetë një pasardhës. Por, nuk është objektivi im. Do të shohim. Nëse Didier (Deschamps) dhe unë shkojmë në rrugë të ndryshme, ai do të jetë ndër opsionet”.
Didier Deschamps pritet të udhëheqë Francën në Kupën e Botës 2022 të Katarit në nëntor, por pas turneut, mund të jetë Zidane ai që do të bëhet trajneri i ri nëse ai nuk i bashkohet PSG-së.
Le Graet thotë se Zidane nuk është kontaktuar për perspektivën për t’u bërë trajner i Francës.
“Nuk po i them vetes, ‘shpresoj që Didier të thotë jo që të mund të shkoj të flas me Zidanen’”, shtoi Le Graet.
“Do të shohim. Zidane mund të marrë postin e PSG-së. Për skuadrën franceze, duhet të jesh i lirë. Por tani, ne do të bëjmë gjithçka për ta vendosur Didierin në kushtet më të mira për të fituar këtë Botëror”.
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s