Armand Duka ka reaguar duke shprehur dhimbje për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook shkruan se duhet të kalojmë këtë ditë të vështirë të gjithë së bashku, përcjell portali arbresh.info.
“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar”, shkruan Duka.
“Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë së bashku”
Numri i viktimave në Shqipëri ka arritur në 11, ndërsa mbi 600 raportohet të jenë të lënduar./arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...