Google ADS

Presidenti i FIFA-së reagon pas vdekjes së Fadil Vokrrit

15:09 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Vdekja tragjike e legjendës kosovare – Fadil Vokrrit ka tronditur botën e futbollit.

Humbja e parakohshme dhe e papritur e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës mëngjesin e sotëm (e shtunë) ka trishtuar të gjithë, shkruan portali arbresh.info.Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ka shprehur ngushëllimet e tij duke dërguar një telegram ngushëllimi përmes faqes zyrtare të organizatës.

“Jam shumë i pikëlluar nga ky lajm dhe në emër të komunitetit të futbollit mbarë botëror, dhe në emër të timin, unë shpreh ngushëllimet më të thella ndaj familjes Vokrri”, ka thënë fillimisht Infantino.

“Ai ka qenë një udhëheqës në shumë mënyra, duke arritur një karrierë të mrekullueshme ndërkombëtare, duke luajtur në klube të ndryshme dhe në nivele të larta të ligave në një kohë kur nuk ishte e zakonshme siç është sot. Po ashtu, me hedhjen e themeleve për njohën e Kosovës si një anëtare e FIFA-së”

“Kjo kërkon një energji të jashtëzakonshme, besim dhe fortë të bindjes. Fadili i kishte të gjitha këto, ai ishte kësi lloj njeriu: një shembull i entuziazmit dhe përkushtimit dhe një lider i vërtetë për të cilin jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”

Vokrri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare pas një sulmi në zemër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme