Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar kampionin e ri të Kosovës, Trepçën ’89, për trofeun e parë të kampionit.
Në një letër të dërguar drejt kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, numri një i FIFA-s ka uruar klubin mitrovicas për arritjen e madhe.
“I nderuari President, KF Trepça ’89 është kampion i Kosovës për sezonin 2016/17. Po ua përcjelli urimet më të përzemërta për Trepçën ’89 për titullin e parë të Ligës!”
“Ky titull është si rezultat i vendosmërisë të të gjithëve të përfshirë dhe urimet shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe fansat për këtë të arritur të madhe”.
“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, dua të falënderoj Trepçën ’89 dhe federatën tuaj për ndihmën që të përçojmë mesazhe pozitive përmes futbollit”.
“Jam në dispozicionin tuaj dhe mezi pres të ju takoj”, thuhet në letrën e Infantinos.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...