Më 7 dhe 8 gusht, në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel. Kështu bën të ditur përmes një njoftimi për media Federata e Basketbollit të Kosovës.
“Ai vjen në Kosovë gjatë kohës kur mbahet Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20, duke dëshmuar përkrahjen e tij për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe basketbollin e Kosovës në përgjithësi. Vizita e Demirel-it tregon për përkrahjen e tij për punën që po bënë FBK-ja me gjenerata të reja, përkatësisht organizimin e Evropianit, derisa është hera e parë që një Evropian i Divizionit B, do të organizohet në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Kjo është hera e parë që Demirel viziton Kosovën si President i FIBA Evropës, derisa gjithmonë ka mbështetur basketbollin e Kosovës.
Demirel përveç takimeve me krerët e FBK-së, ai do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe do të shohë nga afër ndeshjet e Kampionatit Evropian, që nga 3 deri më 11 gusht do të mbahet në Prishtinë.
12 kombëtare do të garojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një ngjarje kaq madhore./Arbresh.info
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...