Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mirëpritur prurjet e reja të ‘dardanëve’, Elvis Rexhbeçajn, Fisnik Asllanin dhe Eliot Bujupin.
Treshja ishin risit e Fodës për dy ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Nations League, ndaj Rumanisë dhe Qipros, shkruan Arbresh.info.
I pari i FFK-së u ka dhuruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e tyre të ri.
“Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane. Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndërvite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri.”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Tre futbollistët vijnë pas një forme të shkëlqyer me skuadrat e tyre në këtë fillim të sezonit, ku Elvisi ka realizuar dy gola në tri ndeshje.
Asllani ka qenë fantastik me skuadrën e tij Elversberg me katër gola të realizuar dhe duke dhuruar edhe dy asistime tjera.
Në formë të mirë po kalon edhe Eliot Bujupi tek skuadra e U-19 të Stuttgartit, ku në katër ndeshje ka shënuar tetë gola.
Kosova ndeshjen e parë e luan ndaj Rumanisë me 6 shtator ndërsa tre ditë më vonë përballet me Qipron në udhëtim./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...