Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka falënderuar institucionet shtetërore të Kosovës për përkrahjen financiare të ekipit kombëtar.
Qeveria e Kosovës sot ka përkrahur propozimin e ministrit Kujtim Gashi, duke i ndarë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës.
Ekipi i Kosovës në futboll ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm duke arritur të sigurojë Play Off e Ligës së Kombeve, përmes së cilit do të kërkojë një vend që dërgon në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Me poshtë mund të lexoni falënderimin e presidentit Ademi ndaj institucioneve të Kosovës:
Suksesi i arritur mbrëmjen e kaluar nga djelmoshat tanë ka bërë jehonë të madhe jo vetëm në Kosovë, por gjithandej në botë.
Ngritja e jashtëzakonshme e Kombëtares sonë dhe promovimi në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, si dhe kualifikimi në “play-off” të Ligës D, nëpërmjet të cilës mund të sigurohet kualifikimi në Kampionatin Evropian 2020, ka bërë që sot të flitet kudo për futbollin e Kosovës. Sot, Qeveria e Kosovës, me propozim të ministrit Kujtim Gashi miratoi vendimin që Kombëtarja e Kosovës të shpërblehet me 500 mijë euro.
Prandaj, si president i FFK-së dua të falënderoj publikisht ministrin, Kujtim Gashi për propozimin e dhënë, kryeministrin Ramush Haradinaj për mbështetjen e këtij vendimi dhe të gjithë kabinetin qeveritar, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili qysh në fillim të kësaj gare kishte dhënë premtimin për mbështetje financiare në rast të suksesit të Kombëtares sonë.
Kjo dëshmon që për dallim nga vendet tjera, qeveria dhe institucionet tona janë fuqishëm përkrah sportit, në këtë rast futbollit dhe na japin shtysë për suksese të reja. Faleminderit kryeministër, faleminderit kabinet qeveritar, faleminderit kryeparlamentar.
Jam i bindur se kësisoj të bashkuar do të korrim edhe shumë suksese tjera.
Na priftë e mbara!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...