Paraqitjet mbresëlënëse të Karim Benzemës për Real Madridi gjatë këtij sezoni 2019/20 kanë bërë që sulmuesi të marrë lëvdata nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Karim Benzemën për paraqitjet e tij mbresëlënëse.
Benzema i ka shënuar 26 gola në 47 ndeshje të këtij sezoni për t’i ndihmuar Real Madridit ta fitojë titullin e La Ligës, përderisa ata janë edhe 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Përkundër formës së tij, Benzema nuk ka luajtur për Francën që nga viti 2015 dhe Le Graet tha në nëntor të vitit të kaluar se ai s’do të luante më kurrë për ekipin kombëtar.
Megjithatë, tani presidenti i Federatës ishte plot lëvdata për paraqitjet e 32-vjeçarit këtë sezon.
“Ai e ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin. Unë tashmë e kam uruar Zinedine Zidanin, që është trajneri i tij. Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë sot, për këtë sezon që e ka kompletuar”, ka thënë Le Graet.
“Më i miri? Nuk më takon mua ta gjykoj këtë sepse unë s’i kam parë të gjitha ndeshjes, por për mendimin tim ky ka qenë sezoni i tij më i mirë në karrierë”.
Real Madridi do të kthehet në fushën e lojës sërish më 7 gusht, për përballjen me Manchester Cityn në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Klubi i Premierligës e kishte fituar me rezultat 2:1 ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu. /Gazeta Express/
Tirana ndriçohet për festat e fundvitit, ndizen dritat e pem...
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të P...
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...