Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer të flasë për kampionatin dhe mundësitë e rifillimit, duke treguar edhe datat që janë planifikuar sipas disa skenarëve.
Vetëm një ditë pas video-konferencës së UEFA-s, ku u vendos shtyrja e Kampionatit Evropian, për t’i hapur udhë përfundimit me sukses të kampionateve kombëtare, Gravina ka dyshimet e tij nëse do të shkojë gjithçka sipas planit.
“Në skenarin normal kemi planifikuar rifillimin e kampionatit më 3 maj, në skenarin më optimist më 13 prill dhe në atë më pesimist, më 13 qershor, që do të ishte vërtetë shumë vonë”.
“Ne duam të çojmë deri në fund kampionatet kombëtare dhe do ta bëjmë këtë edhe nëse do të jetë nevoja për të ndryshuar formatin dhe për të aplikuar Play Off-in”, ka thënë Gravina.
Një temë që ka filluar gjerësisht të diskutohet ditët e fundit, është ajo e ndërprerjes së pagave të futbollistëve, për periudhën gjatë të cilës nuk po luajnë, si një mënyrë që klubet të ulin sadopak humbjet nga ndërprerja e kampionateve.
“Nuk është tabu të mendosh për ndërprerjen e pagave të futbollistëve, por këtu u referohem vetëm niveleve të larta të këtij sporti”.
“Jemi thirrur të gjithë të bëjmë një gjest të përgjegjshëm, për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar”, ka thënë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit në fund./telegrafi
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...