Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur të dielën në zyrën e tij, presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës (EAA), Svein Arne Hansen dhe nënpresidentn Jean Gracia, të cilët shoqëroheshin nga kryetari i Federatës Atletike të Kosovës (FAK), Halil Sylejmani, sekretari i përgjithshëm, Abdurrahman Shkodra dhe zyrtari, Fatlum Grajçevci. Delegacioni i Federatës Evropiane të Atletikës, po e viziton FAK-un, pasi më 3 dhe 4 shtator në Hotel Swiss Diamond do të mbahet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Atletikës.
Hasani pasi falënderoi mysafirët për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Federatës Atletike të Kosovës, që nga pranimi në EAA, shprehu edhe një herë mbështetjen e KOK-ut për Federatën Atletike të Kosovës dhe të gjitha federatat tjera anëtare të KOK-ut. “Kosova debutoi me medalje të artë në RIO 2016 falë xhudos, por ne shpresojmë që një ditë në podium të kemi edhe atletët tanë”, tha Hasani.
Momentalisht tre atletë: Musa Hajdari, Vijona Kryeziu dhe Astrit Kryeziu marrin bursa nga KOK-u dhe Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të fituar normën Olimpike Tokyo 2020. Kreu i KOK-ut foli edhe për ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, pjesë e planit strategjik 2017-2020, ku që nga viti i kaluar, KOK-u ka organizuar 10 trajnime për trajnerë dhe atletika është njëra prej federatave që ka vijuar këtë kurs. Hasani kërkoi nga krerët e EAA-së të sjellin ndonjë trajner me bagazh ndërkombëtar për të mbajtur trajnime për trajnerët në Kosovë. Presidenti i EAA, Hansen, për të cilin ishte vizita e dytë bërë Kosovës, kërkoi nga Hasani mbështetje për atletikën dhe trysni më të madhe tek qeveritarët tanë për ndërtimin e një stadiumi të atletikës në Prishtinë. Nga ana e tij, nënpresidenti Gracia tha se po punojnë për ngritjen e kapaciteteve të menaxhmenteve të federatave të vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
Në fund, presidenti Hasani u ndau librin “Debutimi i Artë”, kushtuar përvjetorit të parë të medaljes së artë të Majlinda Kelmendit.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...