Ilir Daja është prezantuar në mënyrë të çuditshme tek Dinamo e Tiranës.
Presidenti i klubit kryeqytetas, Ardian Bardhi u shfaq ndryshe nga presidentët tjerë gjatë preazntimit të ri, të trajnerit.
Ai e mbante një puro në dorë, të cilën e konsumonte gjatë konferencës për media, të thirur për prezantimin e trajnerit 57-vjeçar.
Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë ndër klubet shqiptare.
Daja javë më parë e mbylli aventurës e suksesshme te Ballkani, me të cilin e fitoi tri herë radhazi titullin e kampionit në Kosovë dhe dy herë e dërgoi në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
E tash ai u rikthye në klubin që e ka udhëhequr edhe më parë, për ta ringritur në majet e futbollit shqiptar.
Daja ishte i suksesshëm edhe në kampionatin shqiptar, mbi të gjitha me Skënderbeun e Korçës. /Arbresh.info
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit