Presidenti i Cardiff, Mehmet Dalman, ka thënë se skuadra e tij do t’i bëjë pagesën Nantes për transferimin e Emiliano Sala, nëse për këtë është e detyruar.
Dalman, duke folur për BBC, ka thënë se Cardiff fillimisht janë të interesuar për sqarim të çështjes, derisa Nantes po kërcënon me veprim ligjor për pagesën e shumës për transferimin e Emiliano Sala.
Emiliano Sala ka gjetur vdekjen gjatë udhëtimit drejt Cardiff, ku më 21 janar aeroplani me të cilin po udhëtonte sulmuesi është zhdukur.
Pas shumë kërkimeve, është arritur të gjendet vendndodhja e aeroplanit, ku është nxjerrë edhe trupi i pajetë i Sala, i cili është konfirmuar i vdekur.
“Natyrisht, nëse ne jemi të obliguar për të paguar, sigurisht që do ta bëjmë. Ne jemi një klub i nderuar”, ka deklaruar presidenti i Cardiff, përcjell ‘lajmi.net’.
“Por nëse nuk jemi, dhe ka disa anomali në këtë, atëherë me siguri që unë si kryetar dhe mbrojtësi i interesave të klubit do të shohim dhe do të mbajmë pozicionin tonë. Kjo është ajo që po bëjmë”.
“Ne jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do të vazhdojë, dhe kur të arrijmë një nivel ku do të kemi informacione të mjaftueshme, unë jam i sigurt që do të ulemi me Nantes për të ecur përpara”.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...