Mesfushori i Brescia-s, Sandro Tonali ka refuzuar mundësinë e transferimit te Manchester United-i, vetëm për të kaluar të AC Milan-i.
20-vjeçari është një ndër lojtarët më të vlerësuar në Seria A dhe ka fituar vëmendjen e top klubeve evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Inter-i më herët ishte favorit, pastaj lojtari arriti marrëveshje me Milan-in, ndërsa presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino ka zbuluar edhe ofertën e United-it.
“E di që drejtoi i Inter-it vërtet e do Tonali-n dhe se Antonio Conte e vlerëson, andaj mendoj se agjenti kishte marrëveshje me Inter-in”.
“Ishte i bindur që do transferohej te Inter-i, por ishte afër fillimit të sezonit dhe asgjë nuk po ndodhte”.
“Pastaj Milan-i tregoi interesim të vërtet dhe ai nuk donte të dëgjonte oferta të tjera. Kam raporte të mira me Milan-in, andaj arritëm marrëveshje shpejtë”.
“Ne gjithashtu kishim interesim nga Barcelona dhe United-i, por lojtari është në dashuri me Milan-in dhe u çmend kur dëgjoi ofertën e tyre sepse i mbështet”, deklaroi ai.
Tutje, Cellino zbuloi se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 10 milionë euro më shumë se “Rosonerët”.
“Kemi refuzuar 65 milionë euro nga Barcelona në janar dhe para disa ditëve, United-i ofroi 10 milionë euro më shumë se Milan-i”, përfundoi ai.
Tonali do t’i bashkohet Milan-it në formë huazimi për 10 milionë euro me mundësi blerje për 15 milionë euro, plus 10 milionë euro në përformancat e lojtarëve./arbresh.info.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...