Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit duke nisur nga vera e vitit 2024. Tekniku italian synon të rikthejë Kupën e Botës në vendin amerikano-latin, trofe që “Selecaos” i mungon prej vitit 2002. Entuziazmi për firmën me ekspertin italian ishte i madh teksa Federata këmbënguli gjatë për ta bindur 64-vjeçarin të niste për herë të parë në karrierë, një eksperiencë në krye të një kombëtareje.
Por, ka edhe nga ata që janë kundër Ancelottit dhe së fundmi presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ose thjesht Lula, thekson se do të ishte më mirë që italiani të merrej me problemet e kombëtares së tij, Italisë.
“Ancelotti më pëlqen, nuk është se kam diçka kundër tij, por di që nuk ka qenë kurrë trajner i kombëtares së Italisë. Pse të mos zgjidhë fillimisht problemet e vendit të tij pasi Italia nuk ka marrë pjesë në dy Botërorët e fundit.
Mua më duket shumë e thjesht të trajnosh në Europë me 11 futbollistë që i përzgjedh vetë, vështirësia është të vish në Brazil dhe të marrësh përsipër Corinthians. Jam kurioz të shoh se çfarë do të bënte Ancelotti me Corinthians”, u shpreh Lula.
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...