Robert Lewandowski do të qëndrojë në Bayern Munich patjetër për të paktën edhe dy vjet, sipas presidentit të klubit Berber Hainer, i cili ka këmbëngulur se sulmuesi polak i kërkuar nga Chelsea nuk është në shitje.
Për Lewandowskin është përfolur shumë se do t’i bashkohet Chelseat këtë verë, pasi ai është dëshirë e madhe e trajnerit të të kaltërve Thomas Tuchel për sezonin e ri 2022/22.
Chelsea e ka përcjell gjendjen e tij në Bayern dhe ka kërkuar informata për të në javët e fundit, por Hainer nuk druhet se mund ta humbë asetin e çmuar para se marrëveshja e tij me Bayernin të mbarojë në vitin 2023.
I pyetur rreth interesimit të Chelseat për polakun, shefi i Bayernit tha: “Së pari, sipas mendimit tim, Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi në ekip”.
“Ai i ka edhe dy vjet në kontratë me ne. Ai patjetër se do të luajë në Bayern gjatë atyre viteve. E kam thënë tashmë javë më parë mund ta parafytyroj atë në Bayern edhe më gjatë. Ai do ta nderojë marrëveshjen”, nënvizoi ai.
Ai shtoi: “Ai patjetër do të luajë këtu në Bayern Munich në dy vitet e ardhshme”./Gazeta Express/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...