Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer ka përgënjeshtruar zërat për pagesën e klauzolës së Julian Nagelsmann.
Nagelsmann do të jetë trajner i Bayernit që nga sezoni i ardhshëm por mediat gjermane deklaruan se Bayerni kishte paguar një shumë prej 25 milionë eurosh, RB Leipzigut për shërbimet e tij, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, presidenti i klubit, Herbert Heiner, ka përgënjeshtruar një gjë të tillë.
“Ne duhej të arrinim një marrëveshje me Leipzig, sepse Nagelsmann ishte i lidhur ngushtë me skuadrën”, tha ai.
“Por, nuk duhet besuar gjëra të tilla për klauzolën e tij, Bayerni është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë dhe nuk është e vërtetë se kemi paguar një shumë të tillë”, tha Hainer.
“Megjithatë, ne ia dolëm të marrim shërbimet e tij”, përfundoi Herbert Hainer.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?