Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka akuzuar Mesut Ozilit se po e përdor racizmin për ta larguar vëmendjen nga forma e tij e dobët, pas pensionimit nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Ozili vazhdon të kritikohet në Gjermani që prej njoftimit për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren gjermane pas Kupës së Botës Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.
Para Botërorit, Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, shkaktuan polemika të mëdha pasi mbajtën takim dhe u fotografuan me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vendit nga edhe i kanë rrënjët.
Kjo është hera e dytë që shefi i Bayernit e sulmon Ozilin, dhe kësaj radhe e ka goditur mesfushorin duke thënë se sikur trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, të ishte më i vëmendshëm për paraqitjet e 29-vjeçarit për Arsenalin, e gjithë kjo çështje do të ishte shmangur, duke nënkuptuar se Ozil nuk është dashur të ftohej në Botëror.
“Ozil e ka sjellë me zgjuarsi çështjen e racizmit, në mënyrë që ta largojë vëmendjen nga fakti se ai ka kohë të gjatë që luan dobët futboll”, ka thënë Hoeness për Sky Sport.
“Joachim Low është dashur të shkonte në Arsenal më shpesh dhe ta shikonte atë [Ozilin]. Mbase nuk do ta kishte marrë fare me vete në Kupën e Botës për arsyeje sportive, dhe kështu do të na kishte kursyer nga e gjithë kjo dramë”, shtoi ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...