Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar mundësinë që ka klubi për të kompletuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Philippe Coutinho në fund të sezonit.
Pas disa muajve në formë të dobët në “Camp Nou”, Coutinho u huazua te “Bavarezët” me mundësi blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Ka shumë spekulime sidomos nga media gjermane, Bild që gjiganti gjerman nuk është i kënaqur me brazilianin dhe do ta kthejë te Barcelona në fund të sezonit.
Mirëpo, Presidenti i Bayernit beson se Coutinho në javët e ardhshme do të këtë rolin të rëndësishëm në skuadër dhe do iu ndihmoj të fitojnë tituj.
“Mendoj se ka luajtur disa ndeshje të mira, derisa në disa ndeshje na ka dhënë mendimin se është duke e penguar vetën”.
“Nuk e di pse. Fakti është se të gjithë besojmë se është futbollist i pabesueshëm, e shohim në stërvitje dhe disa herë në ndeshje”.
“Të gjithë mundohemi ta ndihmojmë, trajneri, bashkëlojtarët. Tash është koha që në javët e ardhshme të këtë rol të rëndësishëm dhe të na ndihmojë të fitojmë disa tituj”, deklaroi ai.
Klauzola e blerjes së brazilianit Bayernit do t’i kushtojë 120 milionë euro.
Coutinho këtë sezon ka qenë 13 ndeshje titullar nga 23 të zhvilluara në kampionatin gjerman./arbresh.info.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri