Riqui Puig është një nga emrat që po përmendet më së shumti në akademinë e Barcelonës.
Puig, i cili luan në pozitën e mesfushorit, ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me grupmoshat e reja, duke tërhequr vëmendje të madhe.
Lojtari është grumbulluar në disa seanca stërvitore edhe me skuadrën e parë të Barcelonës, ku është pëlqyer edhe nga Lionel Messi.
Por, presidenti i skuadrës, Josep Bartomeu, ka thënë se lojtari duhet të jetë i durueshëm deri kur të jetë koha e tij.
“Riqui Puig? Durim. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme, por ai duhet të bëjë punën e tij pak nga pak” ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.
“Ju kujtohet Xaci apo Iniesta, dhe si ata kanë bërë shumë për t’u konsoliduar në skuadrën e parë… Por, kualiteti i Puig është i madh, ai ka ADN të Barcës” ka thënë tutje presidenti.
Puig po konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së skuadrës katalane dhe shpejt pritet që të fillojë paraqitjet e rregullta me skuadrën.
Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj një personi për ng...
Vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda k...
Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjers...
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...