Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se nuk do ta shesin mesfushorin Arturo Vidal.
Vidal ishte i lidhur me një kalim te Inter, pasi nuk po arrin të jetë titullar të gjiganti spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Bartomeu ka thënë se nuk do të shesë ndonjë lojtarë në afatin dimëror.
“Nuk po presim ndonjë lëvizje në janar. Kemi skuadër të balancuar, nuk na mungon asgjë, nuk do të humbasim ndonjë”
“Me ka ndodhur disa herë që ndonjë lojtarë të kërkojë të largohet. Asnjëherë në janar, por në fund të sezonit. Ndonjëherë i lejojmë të largohen ndryshe i bindim për të qëndruar”
Ndërsa i pyetur për transferimin e yllit të Interit, Lautaro Martinez tha se nuk është i vetmi lojtar për të cilin ka interesim nga klubi i Interit.
“Kjo pyetje është kurth. Mund të them se Inter janë duke luajtur shumë mirë dhe ai nuk është i vetmi që më ka impresionuar. Nuk është befasi që Inter janë në vendin e parë në Seria A”
Barcelona nesër do të jetë mysafirë i Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës