Google ADS

Presidenti i Barcelonës tallet me Real Madridin rreth trajtimit të Ronaldos

13:24 | 7 Mars 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka folur rreth krizës në Real Madridi duke komentuar mënyrën e largimit të Cristiano Ronaldos.

Edhe pse vlerësohet si lojtari më i mirë në histori të klubit, Ronaldo u largua nga ‘Los Blancos’ për transferim në Juventus verën e kaluar me një ceremoni të vogël, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano Ronaldo? Unë mund të flas vetëm se si i kemi thënë lamtumirë Puyolit, Xavit dhe Iniestas”, ka thënë Bartomeu dje kur është pyetur për ish superyllin e gjigantit.

“Në rastin tonë, kur një lojtar aq i rëndësishëm largohet, ne sigurohemi që të shkojë mirë”

Sezoni i parë i Ronaldos larg nga Real Madridi nuk ka shkuar mirë për ish klubin e tij sepse ata do të përfundojnë këtë vit pa asnjë trofe madhështorë si La Liga, Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme