Presidenti i Barcelonës: Për Guardiolën gjithmonë dera është e hapur

13:47 | 9 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se trajneri Pep Guardiola e ka derën e hapur për tu rikthyer në “Camp Nou”.

Guardiola në Barcelonë ishte një ndër trajnerët që taktikën kryesore e kishte “tik-tika”, taktikë  e cila është përdorur nga çdo pasues i tij.

Bartomeu ka thënë se tekniku spanjoll ka dashur të largohet më herët, mirëpo derën e ka gjithnjë të hapur, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk varet nga unë. Ishte Pep që vendosi të largohet, mirëpo dera është gjithmonë e hapur për të në Barcelonë”

Për momentin në stolin e klubit blaugranas është Ernesto Valverde, ky i fundit vitin e kaluar arriti të fitojë La Ligan.

Ndërsa nesër do të luajnë kundër Inter në kuadër të grupit F në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme