Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se trajneri Pep Guardiola e ka derën e hapur për tu rikthyer në “Camp Nou”.
Guardiola në Barcelonë ishte një ndër trajnerët që taktikën kryesore e kishte “tik-tika”, taktikë e cila është përdorur nga çdo pasues i tij.
Bartomeu ka thënë se tekniku spanjoll ka dashur të largohet më herët, mirëpo derën e ka gjithnjë të hapur, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk varet nga unë. Ishte Pep që vendosi të largohet, mirëpo dera është gjithmonë e hapur për të në Barcelonë”
Për momentin në stolin e klubit blaugranas është Ernesto Valverde, ky i fundit vitin e kaluar arriti të fitojë La Ligan.
Ndërsa nesër do të luajnë kundër Inter në kuadër të grupit F në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës