Google ADS

Presidenti i Barcelonës paralajmëron transferimin e Lewandowskit

21:00 | 22 Prill 2022
S D

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.

Madje, i pari i klubit katalunas tha se ky transferim ka shanse për të ndodhur.

“Ky ka më shumë gjasa të vijë”, ishte përgjigja e Laportas drejtuar një tifozi, i cili e pyeti për Lewandowskin.

Sulmuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi gjatë afatit kalimtar të verës, teksa Barcelona shihet si favorite për transferimin e tij.

33-vjeçari ka kontratë të vlefshme me kampionin në fuqi të Gjermanisë deri më 30 qershor 2023.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme