Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu “nuk ka shpjegime” për natyrën e shkatërrimit të skuadrës së tij kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Blaugranët” ishin në një avantazh prej 3 me 0, por pësuan katër gola në Anfield dhe Bartomeu ishte tepër i zemëruar me mënyrën se si e pësuan golin e katërt, transmeton portali arbresh.info.
Një korner i shkurtër nga Trent Alexander Arnold u shfrytëzua mirë nga Divock Origi në zonën e penaltisë që me lehtësi realizoi për 4 me 0.
“Nuk kam shpjegim, të them të drejtën nuk e di, nuk ka folur me trajnerin apo lojtarët rreth kësaj”, u ka thënë Bartomeu gazetarëve.
“Preferoj të mos flas tani rreth kësaj se si ndodhi dhe do të ketë kohë për të reflektuar dhe shpjeguar, këtu do të ketë më shumë pikëpyetje”
“Ndihem shumë keq për tifozët, veçanërisht për ata që kanë udhëtuar këtu sepse kjo ndodhi edhe në Romë vitin e kaluar dhe tani sërish”
“Ne tani kemi një finale në kupë (kundër Valencias) për tu përgatitur”, përfundoi Bartomeu./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës