Sot është bërë prezantimi zyrtar i mbrojtësit brazilian Dani Alves, i cili është rikthyer të skuadra e Barcelonës.
Gjatë prezantimi të brazilianit, presidenti i klubit kataluans, Joan Laporta, ka mbajtur një fjalim ku ka falënderuar Dani Alves për rikthimin e tij te Barcelona.
“Faleminderit që u ktheve. Do ta bëjmë sërish, Dani. Është një ditë plot emocione që përsëriten që kur erdhët për herë të parë në Barcelonë”- ka thënë Laporta.
Ndërsa gjatë fjalimit të tij, ai ngacmojë tifozët duke ju thënë se rikthimi i Andres Iniesta-s dhe Lionel Messi-t nuk përjashtohet.
“Nuk e përjashtoj, Kjo ka ndodhur me Danin dhe unë dua ta falënderoj atë sepse ai e ka parë situatën e klubit dhe dëshiron të vijë për të ndihmuar” – ka shtuar presidenti.
“Këta janë njerëz që e kanë bërë këtë klub të madh. Messi dhe Iniesta janë spektakolar, nuk mund ta parashikoj të ardhmen, pasi ata ende luajnë, por ata e kanë bërë klubin të madh, ne i mbajmë gjithmonë parasysh, edhe pse tani ata kanë kontrata me klubet e tjera dhe ju duhet ta respektoni këtë, por në jetë nuk e dini kurrë.” – ka thënë Laporta.
Lionel Messi i cili aktualisht gjendet të skuadra franceze, Paris Saint-Germain, është duke pasur një paraqitje jo të mirë ku në është paraqitur në 8 ndeshje dhe ka shënuar vetëm tre gola.
Ndërsa Andres Iniesta me klubin Vissel Kobe, gjatë këtij sezoni është paraqitur 25 ndeshje kua shënuar gjashtë gola dhe ka krijuar tre asistime. /arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...