Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, iu është drejtuar tifozëve të shqetësuar të klubit me një video-mesazh, duke iu kërkuar që ta vazhdojnë ta mbështesin klubin.
Barcelona po kalon nëpër një kohë të vështirë në fushë dhe jashtë saj. Telashet financiare dhe largim i Lionel Messit gjatë verës kanë pasur ndikimin e tyre, raporton Gazeta Express.
Katalonasit i kanë fituar dy ndeshje dhe kanë barazuar në dy të tjera deri tani këtë sezon në La Liga, si dhe janë mposhtur bindshëm nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Por loja e skuadrës në përgjithësi lë shumë për të dëshiruar dhe kjo ka çuar në thirrje për shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman.
Laporta iu ka kërkuar tifozëve të mos merakosen dhe të vazhdojnë ta mbështesin ekipin.
“Përshëndetje, tifozë të Barcelonës. Ju kërkoj të vazhdoni ta mbështesni ekipin tonë. Ekipi ka nevojë për ju dhe është mirënjohës ndaj jush”, tha Laporta në një video-mesazh.
“Ju e dini se ne po përjetojmë kohë të vështira dhe këto janë çastet kur ju duhet të qëndroni pranë nesh. Rrini të qetë, ne e dimë se çfarë duhet të bëhet dhe do t’i rregullojmë gjërat”, shtoi ai.
Barcelona është e teta në renditjen e La Ligës dhe ndeshjet e radhës do të përballet me Cadizin të enjten.
Gràcies per animar a l’equip, culers. Us demano que ho continueu fent com fins ara. Sabem el que s’ha de fer per arreglar la situació. Som el Barça. pic.twitter.com/oxpW4u1UJY
— Joan Laporta Estruch? (@JoanLaportaFCB) September 21, 2021
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...