Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin e ri të Barcelonës, Antoine Griezmann.
Griezmann i është bashkuar skuadrës së Barcelonës për shumën e 120 milionë euro, gjatë kësaj vere, duke tërhequr vëmendje mjaft të madhe.
Komente pozitive për prurjen e re në ‘Camp Nou’ ka pasur edhe Bartomeu, i cili ka konsideruar se francezi është një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Griezmann është një nga pesë apo gjashtë lojtarët më të mirë në botë. Ne e dinim këtë” ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.
“Ne na erdhi mundësia që të nënshkruajmë me të, dhe ne nuk kishim dyshime mbi këtë lëvizje” ka shtuar tutje presidenti i katalanëve.
Antoine Griezmann do t’i bashkohet forcave të Luis Suarez dhe Lionel Messi për të formuar një tjetër treshe të madhe në kampin ‘Blaugrana’.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës