Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pranuar se bisedimet me yllin e Inter-it, Lautaro Martinez janë duke vazhduar, por ka mohuar mundësinë që Lionel Messi do largohet.
Klubi katalunas e sheh Martinez-in si zëvendësuesi afatgjatë i Luis Suarez dhe që disa muaj është në bisedime me “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Bartomeu ka pranuar se ende s’ka ndonjë përparim.
“Kemi biseduar me Inter-in, por ende bisedimet vazhdojnë “.
“Fokusi ynë është në Ligën e Kampionëve, e cila do vazhdojë së shpejti”, deklaroi fillimisht ai.
Ndërsa, Bartomeu ka folur edhe për të ardhmen e Messi-t, të cilit i kanë mbetur 12 muaj kontratë, kurse ende s’ka rinovuar.
“Messi disa herë ka thënë se dëshiron të pensionohet këtu dhe nuk kam dyshime që do ta rinovojë”.
“Kam lidhje shumë të afërt me të, njësoi si me të gjithë kapitenët”, përfundoi ai.
Barcelona në Ligën e Kampionëve do përballet me Napoli-n./arbresh.info.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...