Google ADS

Presidenti i Ballkanit paralajmëron rivalët: Epoka jonë sapo ka filluar, shihemi në festën e titullit të katërt

14:08 | 9 Dhjetor 2024
E.G

Ballkani po vuan këtë edicion pas largimeve të lojtarëve kryesorë në afatin kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Kosovës është në pozitën e tretë me 27 pikë, 10 më pak se lideri aktual Drita.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është i bindur se epoka e Ballkanit vetëm sa ka filluar dhe se do të dalin sërish kampion në Superligën e Kosovës.

“Epoka e Ballkanit vetëm sa ka filluar. Recepten e kampionit nuk e dinë të gjithë, ne ishim dhe do të jemi”.

“Shihemi në festë e 4-të të kampionit. Urime festat” ka shkruar Arsim Kabashi.

Drita është shpallur kampion vjeshtor, derisa Ballkani në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor do të luaj ndaj Llapit në shtëpi dhe Suharekës në cilësinë e skuadrës mysafire. /Telegrafi/

Të ngjashme