Presidenti Agim Ademi gjatë vizitës së sotme në Slloveni, pas takimit me kreun e Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatoviq, në orët e pasdites është pritur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në shtëpinë e këtij të fundit në Grosuplje, në një ambient të shkëlqyeshëm.
Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi kreun e UEFA-s për gjendjen aktuale në FFK dhe projektet e mëtejme. Po ashtu, ia prezantoi programin e planet e FFK-së nën udhëheqjen e tij dhe strategjinë e futbollit 2022-2026, si dhe paraqiti kërkesat për mbështetjen e projekteve dhe ideve të tij dhe KE të FFK-së përcjell arbresh.info.
Presidenti Çeferin e përgëzoi presidentin e FFK-së për punën e bërë. Atij i pëlqyen idetë e paraqitura dhe u dha mbështetje të gjitha projekteve. Ai u interesua në detaje për punën e deritashme dhe vazhdimësinë e projekteve. Po ashtu, Çeferin e priti me kënaqësi dhe dëshirë të madhe ftesën nga presidenti Ademi për ta vizituar Kosovën dhe për ta inaguruar punën e bërë deri më tash.
Numri një i futbollit evropian konfirmoi vizitën e tij në Kosovë në pranverë, kur edhe do ta hapë zyrtarisht Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Futbollit në Prishtinë, si dhe shumë fusha stërvitore, të cilat janë financuar nga programi “HatTrick” i UEFA-s. Ai gjithashtu do të inaugurojë fillimin e realizimit të projekteve në vazhdim. Presidenti Çeferin edhe një herë shprehu admirimin e tij për shtetin e Kosovës dhe për bashkëpunimin e mirëfilltë me FFK-në.
Ai e vlerësoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe e inkurajoi të vazhdojë me ritëm dhe motiv të njëjtë. Ndërkaq, kreu i FFK-së e falënderoj presidentin e UEFA-s në emër të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë për udhëheqjen brilante të institucionit evropian të futbollit dhe për përkrahjen e vazhdueshme të FFK-së, por edhe federatave tjera.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut