Presidenti Begaj: Kualifikim i merituar

21:19 | 17 Nëntor 2023
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur gëzimin për kualifkimin e kombëtares së futbollit në kampionatin evropian.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj,

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme