Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, sot, priti në takim pune përzgjedhësin e Kombëtares “A”, z. Bernard Challandes.
Challendes po shoqërohej nga ndihmësi i tij z. Ramush Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe z. Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.
Përzgjedhësi Challandes, duke uruar presidentin Ademi për marrjen e detyrës shpalosi edhe njëherë plan-programin zhvillimor të Kombëtares “A”, me theks të veçantë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, që fillojnë në shtator të këtij viti.
Ndërkaq, presidenti Agim Ademi shprehu edhe një herë besimin ndaj përzgjedhësit dhe punës së tij, duke thënë se në asnjë moment nuk do të mungojë përkrahja e tij dhe e KE-së, sepse FFK-ja është shumë e interesuar për një Kombëtare të fortë e konkurruese dhe jo të jetë vetëm pjesëmarrëse në evenimentet evropiane e botërore.
Ky është parashikimi i motit për vikend
Agjenti i Salah ofron shërbimet e egjiptianit te gjiganti ev...
Zv/kryeprokurori i Pejës Ersan Qavolli dhe familja e tij mer...
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...