Presidenti Agim Ademi po qëndron në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Çeferin.
Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së.
Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin 1 të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institiucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta.
Ndërkaq, presidenti Çeferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...