Pas përfundimit të Samitit të FIFA-s në Stamboll, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë në darkë të përbashkët me presidentin e FFK-së, Agim Ademi.
Së bashku ata ishin në një restorant ekskluziv në Stamboll, ku shijuan specialitetet turke dhe natyrisht edhe suksesin e Samitit.
Në bisedë e sipër presidenti Infantino edhe njëherë tregojë respektin e madh që ka për FFK-në dhe presidentin Ademi, duke ritheksuar se do ta ndihmojë dhe do ta përkrahë Kosovën në të gjitha format, ngase FFK e ka një specifik të veçantë pasi është federata e parë e pranuar pas zgjedhjes së tij si president i FIFA-s. Ai theksoi se do të vazhdojnë projektet nga FIFA për FFK-në si dhe shprehu edhe njëherë dëshirën dhe gatishmërinë për ta vizituar Kosovën së shpejti.
Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi presidentin Infantino për respektin dhe përkrahjen që po i jep Kosovës në vazhdimësi dhe u zotua se FFK dhe Kombëtarja e Kosovës do të jenë shembull për organizim të mirë në të gjitha aspektet.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...