Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i ka dërguar një telegram mbështetjeje presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko dhe tërë komunitetit të futbollit ukrainas.
Në këtë telegram presidenti Ademi në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka ofruar mbështetjen që Republika e Kosovës i jep popullit liridashës të Ukrainës, në luftën kundër agresorit rus.
“Si një vend me plagë të freskta nga lufta, e ndjejmë tmerrin e luftës dhe frikën që vendi juaj është duke kaluar. Prandaj, përfitojmë nga ky rast për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe lutemi për sigurinë e tyre. Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj të dashur dhe ne qëndrojmë pranë jush për gjithçka që keni nevojë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Ademi drejtuar kreut të futbollit ukrainas, përcjell arbresh.info.
Tutje i pari i FFK-së ka theksuar se ky është një moment vendimtar për ne dhe botën që të qëndrojmë së bashku dhe të reagojmë fuqishëm dhe qartë kundër veprimeve agresore të Rusisë.
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...