Munishi beson se do të dënohet së paku dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori ditë më parë…
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka përjetuar edhe një herë tjetër këtë sezon ndjenjën e të ndëshkuarit me karton të kuq.
Ballkani e siguroi një fitore të madhe vikendin që lamë pas kundër Gjilanit, e cila përfundoi me rezultat 2:1 në stadiumin e qytetit në Suharekë, në kuadër të xhiros së 16-të të këtij sezoni të Ipko Superligës së Kosovës.
Në minutën e 85-të të ndeshjes, trajneri i Ballkanit u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestimeve të cilat sipas gjyqtarit Genc Nuza ishin të tepërta.
Përderisa po dilte nga fusha, Munishi i duartrokiti tifozët e Ballkanit dhe pastaj u ul në fushë dhe filloi t’i lidhë tojat e këpucëve të tij, veprim ky që u prit me duartrokitje nga tifozët vendas, por që do t’i kushtojë me disa ndeshje.
Pasi u ngrit në këmbë, ai e dërgoi edhe një puthje me dorë në drejtim të lojtarëve, trajnerëve e gjyqtarëve dhe pastaj shkoi drejt tunelit.
“Nuk e di, por pres që të pezullohem për dy ndeshje, ta shohim se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Disiplinor”, ka thënë Munishi në ‘Rock n’Roll Football’.
Duke qenë tashmë i ndëshkuar tre herë me karton të kuq këtë edicion dhe me akuzat e shumta ndaj gjyqtarëve kosovarë, Munishi zbulon tutje edhe një rast interesant.
“Duhet të zbutet ky sistem sikur në Kore të Veriut, kam apelua edhe te FFK-ja ndaj një gjyqtari, por nuk janë marrë masa, nuk e di pse”, shtoi Munishi.
Tri pikët e asaj ndeshjeje patën vlerë të madhe, pasi që Ballkani e ka marrë kreun e Superligës me 34 pikë të fituara nga 16 ndeshjet e para – dhjetë fitore, katër barazime dhe dy humbje. /Gazeta Express/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...