Premtohet spektakël në FIBA 3×3 Challenger Prishtina
Të enjten mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar konferenca e parë për media kushtuar garës ndërkombëtare FIBA 3×3 Challenger që do të mbahet më 16 e 17 korrik në Prishtinë.
Në konferencën e parë për media ishin të pranishëm Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku, të cilët u zotuan se ky event do të jetë një spektakël i vërtetë.
Për herë të parë në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë do të organizohet një ngjarje prestigjioze siç është Challenger 3×3 Prishtina.
Organizator i këtij eventi madhështor është klubi 3×3 Prishtina në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Në këtë Challenger do të marrin pjesë 12 ekipe të huaja dhe 4 ekipe nga Kosova (përmes Wild Card).
Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet./Express/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...