Maqedonia e Veriut është një fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian, ndërsa në rast të këtij suksesi, atje do të shohim edhe shumë futbollistë shqiptarë.
Enis Bardhi është njëri prej tyre, i cili i ka ndihmuar përfaqësueses së tij për të arritur në prag të kualifikimit.
Më 12 nëntor në stadiumin ‘Boris Paichadze’ në Tbilisi zhvillohet finalja e ‘play-offit’ që skuadrën fituese do ta kualifikojë në Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Dhe gjatë një interviste në emisionin Sport Time të SuperSport, nga Bardhi është kërkuar një premtim në rast se Maqedonia e Veriut kualifikohet tutje.
“Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët”, ka thënë ai.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...