Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka theksuar se do të vazhdojë të aplikojë lojën tiki-taka. “Jam mirënjohës ndaj bordit dhe presidentit që më dhanë këtë privilegj dhe të më zgjedhin mua si trajner. Kjo vjen me përgjegjësi. Unë do t’ia kthej prap për besimin që kishin për mua.
Unë kam idetë dhe projektet e mija për sezonin e ardhshëm. Fansat e dinë stilin. E di atë dhe do adaptohem por ideja ime është që të vazhdojmë akoma më thellë me këtë stil. Do të vazhdoj ta progresoj stilin tonë. Ne kemi një stil të mrekullueshëm dhe mbështetemi në lojtarë të mëdhenj si Leo Messi dhe Iniesta. Stili im? 4-3-3 apo të adaptohem me ndonjë tjetër?
Eshtë e qartë që duhet të adaptohem me ata. 4-3-3 ka rezultuar në shumë suksese. Stili i Barçës është loja e ndërtuar rreth mesfushorëve dhe loja nga brenda”, theksoi Valverde. Trajneri i katalanasve nuk rresht së lavdëruari Leo Messin. Ai thekson se do të mundohet ta vendosë atë në pozicionin më të mirë. “Ai është një lojtarë deçiziv në çdo pozitë. Një gjë është ta shikoj atë nga jashtë dhe tjetër është ta shikoj nga brenda. Ta trajnoj atë është ndryshe. Unë kurr më parë nuk kam trajnuar një lojtarë të kalibrit të tij.
Messi ka shkuar shumë në krah. Por do të merrem me të dhe do ta gjej pozicionin më të mirë. Të shohim nëse ai mund të perfeksionohet akoma”,thekson trajneri. Tekniku Valverde shprehet se ka si qëllim të marrë lojtarë nga akademia e Barcelonës. Ai është optimist për vështirësitë që e presin skuadrën. “Do të shikoj se cilët lojtarë në Barça B po evulojnë dhe janë gati të vijnë tek ekipi i parë.
Kam arritur tek kjo skuadër me 3 El Clasico përpara. Është një çështje e rëndësishme dhe një motivim. Super Kupa është së shpejti. Ne duhet të adaptohemi shpejtë për ndeshjet parasezonale dhe për Super Kupën. Kohë e shkurtë por ne do të përgatitemi. Luis Enrique është një trajner i madh por unë do mundohem të përmirësohem akoma. Nuk dua të flas se çfarë do të bëjë ndryshe”, theksoi Ernesto Valverde.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...